Gjilan

Tri shkolla përfitojnë nga programi i efiçiencës së energjisë

Gjilan, 6 gusht 2020 – Tri shkolla të Komunës së Gjilanit shkolla “Liria” në Pogragjë, “Dëshmorët e Kombit” në Livoq i Ulët dhe “Ibrahim Uruqi” në Bresalc, janë përfituese të këtij programit, që financohet nga Banka Gjermane (KfW).

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri me stafin e drejtorisë, kanë shoqëruar një grup të ekspertëve nga kompania konsulente “GOPA” dhe “Albarchitect” e përzgjedhur për zbatimin e programit me qëllim të vlerësimit të gjendjes aktuale të shkollave përfituese.

Tahiri ka bërë të ditur se në këtë program përfshihen masat e efiçiencës së energjisë si: sistemi i ngrohjes, izolimi i kulmeve, termoizolimi, ndriçimi efiçient, ndrrimi i dritareve etj.

Ajo ka falënderuar KfW dhe Agjencinë e Efiçiencës së Energjisë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, pasi vlerëson se intervenimi me masa të efiçiencës së energjisë në objekte publike do të ulë koston e shpenzimeve për 50%, duke  krijuar kështu mundësi për Komunën e Gjilanit që këto kursime t’i kthej në investime publike dhe projekte me ndikim në zhvillim ekonomik dhe në interes të të gjithë qytetarëve.

Sektori i Efiçiencës së Energjisë në kuadë të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim të ngushtë me shkollat përfituese do të përkujdeset për realizimin e të gjitha aktiviteteve me qëllim që ky program të zbatohet me kohë dhe sipas marrëveshjes me KfW.​

You Might Also Like