Muzikë

U mbajt koncerti i muzikës me këngë të kompozitorëve e autorëve nga Gjilani

Shkruan: Vlerë Krasniqi

Një numër këngësh kushtuar krijimtarisë së kompozitorëve dhe solistëve të Gjilanit, po ashtu edhe qytetit tonë u dëgjua këtë të martë në sallën e Teatrit të qytetit. Këngë ato të cilat u kënduan në një mënyrë aq të bukur nga artistët tanë që bënin secilën këngë me unike se tjetrën dhe ngjallnin një lloj krenarie ne zemrat e publikut gjilanas. Në koncert jo vetëm që kishte këngë kushtuar qytetit, por këngë prej më të ndryshmëve përfshirë ato për dashurinë, e të gjitha këto të shkruara, kompozuara nga kompozitorë e kënduara nga artistë të shumtë shqiptar, e poashtu të shkruara nga artistët e qytetit tonë si Demir Krasniqi, Izet Kallaba dhe Isa Jakupi e shumë tjerë. Këto këngë janë pjesë e pazëvëndësueshme e identitit tonë kulturor. Ajo reflekton historinë, kulturën dhe traditat tona, të bartura me shekuj me radhë. E më pastaj të kënduar nga artistët e tjerë në skenë. Aranzhues dhe orkestrues të këtyre këngëve ishin Burhan Azizi dhe Flamur Bucaliu, udhëheqës artistik. Në këto koncert me kompozime të kompozitorëve gjilanas u paraqitën Xhemajl dhe Besart Berisha – “Oda e Gjilanit”, “Iliriana” e kompozuar nga Demir Krasniqi, që e këndoi Xhentian Jetishi, “Malli prë Gjilanin” me tekst e interpretim të Shkëlqim Selmanit, si për shembull këngët “Sy jeshile, gojë sheqere” dhe “Sorkallja” të kompozitorit Isa Jakupi u kënduan nga këngëtarja Elona Sadiku, “Këngë për Gjilanin” autor i tekstit Arbëresh Dalipi u këndua nga Faton Isufi, “Malli i dashurisë” dhe “Malli” të kompozuara nga Izet Kallaba u kënduan nga Lumturie Shabani, “Për ty Gjilan”, këndoi Finesa Shabani, “Përse nuk erdhe sonte në Gjilan”, kënduar nga Xhentian Jetishi, “Nj kujtim” muzika dhe aranzhimi nga Dëfrim Behluli, teksti i Alisë Bekteshit, këndoi Dëfrim Behluli.

Në përfundim të konceritit në skenë u ftuan Izet Kallaba dhe Kushtrim Jakupi për disa fjalë përmbyllëse. ”Ne përmes shkollës së muzikës jemi munduar të lëjmë ca zhurmë dhe besoj që kemi lënë pak gjurmë, e ato pak që i kemi lënë ju sonte i dëgjuat”, tha Izet Kallaba, më pastaj ai vazhdon ta shpreh besimin që ka në muzikantët për një të ardhme mjaft të mirë për muzikën në qytetin tonë. Drejtori i Shkollës së Muzikës, Kushtrim Jakupi, falënderoi iniciatorët e pjesëmarrësit e koncertit për kontributin e tyre./kryelajmi.com/.

(Autorja është gazetare praktikante në Gazetën Online kryelajmi.com)

You Might Also Like