Në organizim të Shoqatës së Pedagogëve të Sportit shkollor në Gjilan, në kolegjin “Don
Bosko” në Gjilan u mbajtën garat komunale në PingPong për Shkollat e Mesme të Ulta dhe Shkollat e Mesme të Larta, ku sipas organizatorëve këto gara janë mbajtur nën masa e rrethana që i përgjigjen kushteve në këtë kohë kur janë në fuqi masat anti-covid e kujdes iu kushtua mbajtjes së maskës dhe distancës sociale, pasi që hapësira ishte e mjaftueshme për mbarëvajtjen e garave .
Afrim Selimi, kryetar i Shoqatës së Pedagogëve të Sportit shkollor në Gjilan, tha se në këto gara u arritën këto rezultate sportive:
ShMU vajzat :
Vendi i parë: ShMU ,,Agim Ramadani “- Zhegër , paralelja e ndarë në Lladovë
Vendi i dytë ShMU ,, Skënderbeu”, paralelja e ndarë në Kmetovc.
ShMU- Djemtë
Vendi i parë: Kolegji ,,Hello”
Vendi i dytë: Kolegji ,,Don Bosko”
SHML Vajzat
Vendi i parë: Gjimnazi i Shkencave Natyrore ” Xhavit Ahmeti “
Vendi i dytë : Shml,,Shkolla Mjekësisë DrAsllan Elezi”
SHML Djemtë
Vendi i parë: ShML Shkolla e mjekësisë ,, Asllan Elezi”
Vendi i dytë: ,, Don Bosko“.
Ekipet fituese janë kualifikuar për garat rajonale, kurse organizatorët veçanërisht kanë falënedruar kolegjin “Don Bosko” që e mundesoi mbajtjen e garave në hapësirat e kësaj shkolle.