Viti

U përkujtua Adem Pira nga Pozharani

Te nderuar të pranishem, Mire se keni ardhur ne tubimin perkujtimor kushtuar veprimtarit Adem Pira nga Pozherani i Vitise i cili nderroi jete vitin e kaluar Ky takim ka si qellim te vleresoje kontributin cmuar e Adem Pires dhene per Pozheranin e Vitine dhe te thekesoj rolin e tij veqmas vitet e 90 te fund shekullit te kaluar ku ai ishte pjes e aktiviteteve atdhetare humanitare e sociale, duke ndihmuar popullaten shqiptare qe vuante agresionin e regjimit serb, qe ishte ne kapitullin e fundit te tij, permbysja e te cilit kulmoi me lirine e kosoves ne 99-n, nje projekt e ky e shqiptarve te kosoves e arritur pa dyshim edhe me mbeshtetjen e shteteve alete evropiane perendimore ne krye me ShBA-n. ky aktivitet organizohet nga shoqata humanitare Nëna Terezë në bashkëpunim me familjen Pira. Ne kete konteks ju ftoj per nje minut heshtje per te nderuar piren dhe te gjithe ata qe kontribuan per ceshtjen e Kosoves.
Biografia për Adem Pira-n Adem Pira lindi më 06.11.1941 në Pozheran, me prindër Imer dhe Ajete Pira. Lindi në një familje me tradita atdhetare dhe humane. Në mes viteve 1969-72 shkoi në Gjermani dhe ishte në mesin e gjeneratës së parë që ia mësynë vendeve të evropiane për një jetë më të mirë. Pas disa vitesh në shtetin gjerman, kthehet në vendlindje dhe punësohet në Kosovatrans në Gjilan, si vozitës ku shërbeu për disa vjet në këtë pozitë. Jeta e Ademit merr një rrugëtim tjetër në kohën e viteve të 90-ta kur regjimi serb kishte ashpërsuar pushtetin kundër popullit shqiptar duke ua mohuar shumë të drejta, kështu Ademi duke qenë pjesë e aktiviteteve të rezistencës i bashkohet nismave të ndryshme humanitare e sociale të Pozheranit duke kundërshtuar nënshtrimin ndaj regjimit serb. Pira duke qenë kryetar i Këshillit të Xhamisë së fshatit Pozheran mes viteve të 90-ta, bie në kontakt me anëtarët e kryesisë së Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë” që udhëhiqej nga Dr. Feti Hetemi, dhe anëtar tjerë të kryesisë dhe vendosin që edhe në Pozheran të hapej një punk shëndetësor humanitar e social për nevojat e popullatës, të përkrahur nga anëtarët e Bashkësisë Islame në krye me imamin Muhamet Zuka dhe veprimtar tjerë si Musa Misini, Palush Toma, Ajet Sallahu, Isa Shabani, dhe koordinatori i tanishëm i shoqatës “Nëna Terezë”, Halit Alidema. Ai merr përkrahje të madhe edhe nga doktor Drita Kurteshi e ndjer, dhe Makfire Zuka mësuese. Vlen të thekësohet se në vitin 1996 shtëpia e xhamisë së fshatit u shndërrua në ambulancë shëndetësore për nevojat e popullatës kur vendi ishte nënokupim. Ky objekt shërbeu si para luftës edhe gjatë dhe pas saj, ku ishin trajtuar edhe ushtarë plagosur të UCK-së, ndonëse një periudhë e vështirë mes kërcënimeve të nga regjimi serb, vullneti dhe guximi për t’i shërbyer popullit dhe kauzës për liri ishte më i madh se çdo gjë tjetër. Adem Pira vdiq në qershor të vitit të kaluar në moshën 83 vjeçare dhe la pas vetes bashkëshorten me tre djem dhe një vajzë. Pira vlerësohet lartë për kontributin e dhënë në shumë fusha dhe do të kujtohet si njeri që nuk kurseu asgjë për të ndihmuar popullin e tij. I përjetshëm qoft kujtimi për të.

You Might Also Like