Libri

U promovua libri monografik ”Sllatina e Eperme e Anamoravës” e autorve Dr.Farush Rexhepi dhe Jusuf Osmani

Në Viti është promovuar libri monografik “Sllatina e Epërme e Anamoravës”, e autorëve Farush Rexhepi dhe Jusuf Osmani. Në promovimin e këtij libri kanë marrë pjesë një numër I madhë I dashamirëve të librit dhe të fjalës së shkruar. Është kjo një vepër me karakter historik, gjeografik, dhe etnografik për të ndriçuar të kaluarën e fshatit Sllatinë e Epërme.E në emer të institucionebve komunale të Vitisë këtë ngjarje dhe punën që kanë bërë dy autorët në këtë libër I ka përshendet menjë fjalë rasti edhe Hasan Alia

Zv/kryetar I komunës së Vitisë .E nga folësit tjerë u tha se autorët kanë argumentuar ndikimin e banorëve të këtij lokaliteti në rrjedhat e historisë dhe trajtimi shkencor i historikut të këtij fshati është me interes shkencor dhe shoqërorë.

Në këtë ngjarje kulturore, rencensti Ibrahim Gashi, tha se autorët përmes një hulumtimi kanë paraqitur dëshmi historike për fshatin dhe trevën në përgjihtësi. Sipas tij, rëndësi të madhe ka edhe kapitulli i tretë që flet për Sllatinën si njësi administrative-territoriale lokale në kuadër të Komunës së Vitisë.Aziz Zuka

You Might Also Like