Viti

Uji ka vërshuar një pjesë të madhe të komunës së Vitisë

 

Reshjet e ditës së djeshme nga shiu që ka rënë në komunën  e Vitisë si dhe shkrirja e borës kanë krijuar vështërsi  dhe vërshime në dsa pjesë të komunës së Vitisë . Për të sanuar ktë gjendje të krijuar institucionet e kësaj komune kanë bërë të ditur se së bashku edhe me njësitin e zjarrfiksve dhe organet tjera janë duke punuar me qëllim që kjo gjendje të normalizohet.

Aty ku ka pas nevojë si në rrugën Pozharan-Viti, e cila në  disa vende ishte vërshuar nga uji si dhe rruga Remnik-Gjylekar si dhe në rrugët në fshatin Skifteraj,Remnik dhe Beguncë është punuar në tejkalimin e gjendjes në hapjen e rrugëve duke mos bllokur qarkulllimin.Zyrtarëët e Drejtorisë komunale për shërbimet publike dhe Emergjencë,kanë deklaruar se po bëhët gjithcka që ështyë e mundur për largimin e ujrave  dhe se situate është duke u normalizuar.

 

Ata thonë se prroska e “Kabashit” ishte problem më i madhë që solli vërshimet edhe në disa pjesë të vetë qytezës së Vitisë  pasi që e njejta ka dalur nga shtrati.

 

Bëhet e ditur se edhe rruga Viti-Pozharan për disa orë ishte e vllokuar dhe nuk është mundur që nëpër te të qarkullohet pasi ishte e vershuar e kur jemi tek vërshimet do theksuar se shumë hektarë toke të këtij lokaliteti tashmë janë  të vërshuara nga uji.Aziz Zuka

You Might Also Like