Ukë Blakaj, afarist i njohur kosovar në Gjermani, ka përgëzuar boksierin Altin Zogaj, i cili në mbrëmjen e të shtunës është shpallur Kampion i Evropës në versionin IBO, pas fitores që ka shënuar ndaj boksierit Ricardo Valentino.
“Me këtë fitore të shënuar në Shtutgart, Altin Zogaj i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët kudo që janë”, ka thënë afaristi Ukë Blakaj, i cili u është gjetur pranë sportistëve shqiptarë kurdo që kanë pasur nevojë.
Blakaj i ka dëshiruar suksese edhe në të ardhmen boksierit Altin Zogaj, duke shtuar se sportistët dhe të arriturat e tyre janë pasqyra më e mirë e promovimit të Kosovës dhe të shqiptarëve kudo në botë.
Ndryshe, Ukë Blakaj është edhe veprimtar politik në Gjermani, duke drejtuar degën e AAK-së në këtë shtet dhe duke organizuar mërgatën tonë në aktivitete që kanë të bëjnë dhe që janë në të mirë të Kosovës.