Sportet luftarake

Ilmi Mustafa: Krenar me boksierin Altin Zogaj

Afaristi i njohur në shtetin e Gjermanisë, Ilmi Mustafa, nga afër e ka përcjellur meqin e boksierit shqiptarë, Altin Zogaj, i cili me fitoren ndaj boksierit Italian, Ricardo Valentino, ka siguruar titullin e kampionit Evropian IBO. Pas duelit, Mustafa, ka theksuar se ishte nderë të jesh në mesin e shumë shikuesve shqiptarë. “Ishte kënaqësi e veqant të jesh në qytetin e Stutgardit ku boksieri jonë Altin Zogaj edhe një herë na ka bërë krenar me fitoren e tij. Ishte nder të jesh në praninë e shume shikuesve e bashkëatdhetarve tanë, të cilët gjatë 10 raundeve me brohorima e muzikë i dhanë përkrahje boksierit Zogaj në fitoren e tij historike. Do të jemi gjithmonë përkrahës të ҫdo inciative për të mirën e sportit”, ka bërë të ditur njëri ndër sponzorët e Altin Zogaj, afaristi i njohur e pronari i kompanisë “Kroni GmbH”, Ilmi Mustafa.

You Might Also Like