ARSIMI

Ukë Blakaj vendos lule tek varri i babait të tij – mësues i dalluar e dëshmor i kombit

Ukë Blakaj vendos lule tek varri i babait të tij – mësues i dalluar e dëshmor i kombit

Kryetari i AAK-së në Gjermani, Ukë Blakaj, për 7 mars ditën e mësuesit, ka vendosur lule tek varri i babait të tij, Mustafë Blakaj, i cili ishte mësues në komunën e Istogut, dhe ra dëshmor gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.

Ukë Blakaj, ka shpërndarë postimin e tij në facebook, ku ndër të tjera thuhet:

Sot në Ditën e Mësuesit, vendosa kurorë lulesh te varri i babait, Mustafë Blakaj.
Qysh si i ri, i kam admiruar mësuesit, ndoshta edhe për faktin se babai im, Mustafa ishte një nga mësuesit më të dalluar në komunën e Istogut, i cili ra dëshmor gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.


E si babai, ranë dëshmorë edhe shumë mësimdhënës, të cilëve nuk iu mjaftoi vetëm edukimi dhe arsimimi i gjeneratave të tëra në frymën kombëtare.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për mësimdhënësit e rënë dhe respekti për të gjallët.
Gëzuar 7 Marsi!

You Might Also Like