Tregti/Turizëm

Vali Ranch Resort, adresa unike e aktit sublim të kurorëzimit të çifteve të reja  

Resorti Vali Ranch është ekskluziv dhe tërësisht i veçantë për dasma familjare e ahengje tradicionale, me mundësi të pafund zgjedhjeje dhe me numër të madh restaurantesh e sallash të të gjitha llojeve, madhësive e mundësive…!

Për 18 vite me radhë prej se është inauguruar dhe ka filluar fushëveprimtarinë, nga vitit 2026 e këtej,  Vali Ranch Resost vazhdon të mbetetet vendi më atraktiv e më joshës për të sendërtuar “ëndrrën e kurorëzimit të çifteteve të reja”, si dhe adresa unike për kremte e festa familjare të të gjitha llojeve, si për klientelën dhe komunitetin vendës ashtu edhe për atë që vjen enkas nga vendet e ndryshme të hapësirës mbarëkombëtare.

Sipas menaxheres së eventeve, Mihane Maliqi, Vali Ranch Resort posedon salla të ndryshme dhe unike, me mundesi të shumëta zgjedhjeje.

“Eventet kanë rëndësi të madhe dhe përkushtimi ynë është pothuajse i njejti cdo vit, duke filluar nga organizimet e dasmave me numër më të vogël të mysafirëve deri te ato më të mëdha. Pra, interesimi për organizme te ne vazhdon të jetë prezent dhe të realizojmë dasma të shumëta, veçmas gjatë sezonit veror. Ne gjithastu kemi salla të shumëta ku secila nga to ka vecorinë e saj që e dallojnë nga të tjerat, në funksion të kërkesave të klientelës”, ka thënë ajo.

Sipas menaxheres Maliqi,  kërkesat janë të mëdha edhe për hapësirat e jashtme – “exterier” – të resorit, krahas sallave të shumëta të brendshme – “enterier”.

Në kuadër të gamës së gjërë të shërbimeve që ofron kompleksi “Vali Ranch Resort”, janë edhe  furnizimet e shërbimeve me kostume të ahengjeve, përfshirë vellot e nusërisë, si dhe me mundësi tjera të pafund të alternativave të përzgjedhjes.

Ndërsa vet pronari Fehmi Fetahi, ka treguar për preferncat e tij të lidhura me pamjen dhe nuancat e filleve inauguruese të resorit dhe idenë për të vënë në spikamë dominuese ngjyrat e bardha, që tashmë janë sinonim adekuat i vecantisë ekskluzive që e dallon këtë kompleks hotelier.

“…Vali Ranch ka startuar në vitin 2026, ndërsa në vitin 2008 ka vijuar me një resor shumë të vogël, të përbërë nga 4 tavolina e 12 karriga. … E kur e shoh nga ky kënvështrim këtë rrugëtim 16-vjecar, Vali Rach është rritur e është bërë tashmë një qytezë e vogël, me rreth 1 km gjatësi e 700m. gjërësi,  që e bëjnë tejet interesante rritën dhe zhvillimin ndër vite, për t’u zgjeruar e është bërë ky që tashmë është! – Unë e dua shumë të bardhën, dhe kjo ka bërë që të emërtohet “Qyteti i Bardhë”, pasi përvec pjesëve tjera edhe dyshemetë i kemi të bardha!”, ka thënë Fehmi Fetahi.

Sipas pronarit të resorit Vali Ranch, numri i objekteve të kompleksit është mjaft i madh, rreh 18 sosh, e më i riu është “Sun Garden”, i cili së shpejti do të funksionalizohet, e që në enterier do të ketë një park ekskluziv!

Numri i të interesuarve për të ardhur në “Vali Ranch” sipas pronarit Fehmi Fetahi është shumë i madh, të cilët organizojnë dasma e ahengje të llojeve të ndryshme, ndërsa ambientet janë të gjitha unike në mënyrën e tyre, si: restauranti, “Steak House”, “Staza e Kalërimit”, etj, duke e bërë resortin Vali Ranch joshës e atraktiv për turistë e vizitorë të shumtë në vazhdimësi kronologjike sezonale e vjetore

Klientela e Vali Ranch sipas z. Fetahi, është tradicionalisht lokale, por edhe mbarëkombëtare, me kërkesa vazhduesht në rritje nga komuniteti shqiptar nga mbarë bota, si: Zvicër, Gjermani e shtetet tjera të evropës ku ata jetojnë, sikurse edhe nga Australia, Kanadaja e SHBA-ja, përtej Atlantikut.

You Might Also Like