Futboll

Vendosi goli i kapitenit Ardian Limani

Vendosi goli i kapitenit Ardian Limani

Dukagjini – Drita 0:1 (0:1)

Shënues: Ardian Limani 6’

Lideri në Superligën e Kosovës në Futboll, Drita, ia ka dalë që të nxjerrë tri pikë të vlefshme në ballafaqim me Dukagjinin e Klinës në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin “18 qershori” në Klinë. Një gol i shënuar nga qendërmbrojtësi i Dritës Ardian Limani, doli që të jetë vendimtar. Ky gol ka ardhur shumë herët, që në minutën e gjashtë, kur kapitani Limani ka shënuar një gol shumë të bukur që rrallë shihet në terrenet tona.

Në vazhdim të ndeshjes, të dy ekipet patën raste të mira, por pa ia dalë që të shënojnë. Ndeshja u bë edhe më dramatike krejt në fund të ndeshjes, kur Besnik Krasniqi në minutën 89 u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe është dashur të largohet nga loja, kurse ai do të mungojë në ndeshjen ndaj Prishtinës, që Drita e zhvillon këtë mesjavë.

You Might Also Like