Libri

Vështrime rreth tregimit “Ëndrra e një sorre” nga libri ”Një emër nga letërnjoftimi”

Shkroi: HESET ZYMBERI

Përmes tregimit “Ëndrra e një sorre”, përkatësisht personazheve negative: “Shefit” dhe “Cerrnit”, Muhamet Halili, autor i librit me tregime, ”Një emër nga letërnjoftimi” na kthen në një kohë të një regjimi, kur shqiptarët edhepse në atdheun e tyre, përcilleshin nga syri i lig, veçmas ata që punonin ditë e natë për zhbërjen e rrethanave të asaj kohe.

Për të qenë tragjika edhe më e madhe, njeriu i gjakut tonë stërkeqej ose nga lakmia, shantazhimet, apo diç tjetër, duke u shndërruar kështu në instrumente të rrezikshme ndaj një populli që gjakonte lirinë që po i mungonte.

Personazhi negativ, “Cerni” ishte sinonim i të keqës ndaj një popull që ëndërronte dhe sakrifikonte për liri. Dhe kështu përcilleshin, arrestoheshin, burgoseshin, torturoheshin dhe perndiqeshin veçmas shtresa e intelektualeve të asaj kohe. Intelektualët që ishin vetë drita e lirisë në errësirën e asaj kohe. E, disave prej neve që jemi këtu na kujtohet ajo kohë e ligë në të cilën patëm mbijetuar. Rrëfimi i autorit të këtij tregimi na kthen aty, duke na kujtuar se ku ishim dikur dhe ku jemi tani. Por me sa kuptohet nga tregimi i autorit, rrëfimi shkon më shumë si një mesazh për gjeneratat e reja që të mësojnë për të kaluarën e paraardhësve të tyre .

Ndërkaq përfundimi i turpshëm i “Cernit”, jep të kuptohet se e keqja, nga kushdo që bëhet, herët apo vonë kthehet keq, e madje edhe më keq …

You Might Also Like