Shoqata e Veteranëve të Futbollit të qytetit të Gjilanit e përkrahur nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sporte në Gjilan do të qëndrojë për tri ditë në Shqipëri. Këtë e kanë bërë të ditur Hazir Alidema dhe Ramadan Ahmeti, udhëheqës të kësaj shoqate, që kanë theksuar se më 27 nëntor veteranët gjilanas do të qëndrojnë në Shkodër, kurse më 27 dhe 28 nëntor në Kavajë.
Delegacioni nga Kosova më 27 nëntor janë ftuar nga Bashkia e Kavajës në ceremoninë e ngritjes së Flamurit Kombëtar, ngase pikërisht para 111 viteve, më 27 nëntor 1912 në Kavajë ishte ngritur Flamuri Kombëtar.
Një ditë më pas, më 28 nëntor do të luhet ndeshja e futbollit ndërmjet veteranëve të Kavajës dhe veteranëve të Gjilanit e pas ndeshjes, ekspedita e 40 veteranëve të ftuar nga Bashkia e Kavajës do të jenë në një drekë të përbashkët, në shenjë respekti për praninë e veteranëve gjilanas./kryelajmi.com/.
Foto nga ndeshja e vitit të kaluar