Gjilan

Vetëvendosje e Gjilanit me dy deputetë, mund t’u shtohen edhe dy të tjerë

 Në bazë të rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ishte subjekti politik më i votuar në Kosovë, kurse një gjë të tillë e arriti edhe në komunën e Gjilanit, ku kishte konkurruar me shumë kandidatë, të cilët gjithsesi se duke mbledhur vota për vete, mblodhën edhe për subjektin politik.

Në bazë të rezultateve, të cilat ende nuk janë përfundimtare, qendra e Vetëvendosjes në Gjilan do të përfaqësohet me dy deputete e ato janë Arbresha Kryeziu – Hyseni dhe Labinota Demi – Murtezi.

Pasi që është më se e sigurt që Vetëvendosje do të përbëjë qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës, është shumë e mundur që pas emërimeve në qeveri, vendin e deputetit ta zënë edhe dy kandidatë të tjerë nga Gjilani, Alban Hyseni dhe Arijeta Rexhepi, që janë shumë afër me vota.

You Might Also Like