Vetëvendosje, qendra në Gjilan, ka mbajtur takim falënderues me bashkëatdhetarët, kurse siq ka theksuar Ardianë Halimi, zëdhënëse në VV, qëllimi i këtij takimi ishte falënderues për zgjedhjet nacionale dhe njëkohësisht informues për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.
Kryetarja e Qendrës dhe deputetja Besa Baftiu, i ka falënderuar bashkëatdhetërt për kontributin e vazhduar që bashkatdhetarët tanë e kanë dhënë në vazhdimësi, e veçanërisht për zgjedhjet e fundit që mërgata jo vetëm me votën e tyre, por edhe me ndikimin e tyre tek familjarët ka bërë që të vijë ndryshimi, dhe i bëri thirrje atyre që masivisht të votojnë edhe për zgjedhjet lokale që t’u kthehet Gjilani qytetarëve.
Në këtë takim të pranishëm ishin edhe Hydajet Hyseni, Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtar i kryesisë, deputeti dhe anëtari kryesisë Sami Kurteshi, të cilët i përshëndetën të pranishmit dhe i falënderuan për kontributin e tyre që e kanë dhënë dhe ende vazhdojnë të kontribuojnë për shtetin e tyre.
I pranishëm ishte edhe anëtari i KQZ-së nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Adnan Rrustemi, i cili i njoftoi më shumë bashkatdhetarët për procedurat e aplikimit për zgjedhjet lokale dhe mënyrën e votimit.