Sot në Viti në sallën e kinemas në Shtëpinë e kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani “, kryeministri në detyre dhe kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD-së Ramush Haradinaj, gjatë një takimi me anëtarë simpatizant dhe qytetarët e Vitisë pos që foli rreth disa nga pikave te programi I tij zgjedhor për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 6 tetorit I tha disa fjalë edhe për kundërkandidatët e tij politikë.
Në fjalimin e tij Haradinaj veq tjerash ttha se kur dëgjon ish-partnerin e tij qeverisës, Kadri Veselin duke thënë se do ta luftojë korrupsionin, i duket që është 1 prilli, derisa për kandidaten e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani u shpreh se ajo nuk mund ta çkapë shtetin.
I pari i AAK-së nuk harroi të përmendë edhe kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për të cilin tha se dëshiron ta kthejë Kosovën në kohën e komunizmit.
Haradinaj tha para qytetarëve të Vitisë se ka ndërprerë bashkëpunimin me PDK-në pasi sipas tij ata nuk qëndruan bashkë me te kur ishin temat më jetike për vendin.
“Nuk jemi ne të interesuar veç m’u larguar prej njëri-tjetrit, jam ndarë prej PDK-në, se punova me ta, por kur ishin temat me jetike për vendin nuk qëndronin, nuk e di çka ndodhke, por nuk rrinin në qëndrim. Jemi te interesuar të ecim përpara, por mënyra si po mendojnë që janë më të mirë se ne, p.sh. po e dëgjoj LDK-në e sotme duke thënë e çkapim shtetin, për besë nuk e tutin macen prej për sheshi, me pas qenë si Faruku e do të tjerë ndoshta ose kur ka qenë Ibrahim Rugova krejt kemi qenë me të, por kjo LDK e sotme ju e dini nuk guxonin me u ndie prej Hashimit e prej Kadriut, i bënin rresht.I nominuari I PDK-së ish kryeprlamentari Kadri Veseli,po ndegjoj po thote se e luftojmë korrupsionin, e si mund te bejë ai kete kjo po me duket sikur te jete si dita e 1 prillit kur po flet ai.
Haradinaj përmendi taksen 100%, transforminin e FSK-së dhe Trepçën, duke thënë se në qeverisjen e tij i ka vendosur këto tema, që i quajti të mëdha për vendin tha se në qeverisjen e tij kanë vendosur për tërësinë territoriale të vendit duke i kthyer prapa projektet që kishin për qëllim me nda Kosovën. Sipas Haradinajt taani është koha që duhet fokusuar në tema konkrete brenda vendit, që lidhen direkt me mirëqenien e qytetarëve.
“Dua t’ju siguroj që do të merremi me tema konkrete, të ekonomisë, prodhimit dhe ecjes përpara. Kemi ra dakord për ta mbyllur situatën në shëndetësi, mos ta lëmë pa një formulë, kur pacienti, shërbimi edhe sigurimi shëndetësor funksionojnë. Krejt ata qe punojnë sot në Kosovë e kanë zor të gjejnë punëtorë të kualifikuar, disa po ikin në tregje të tjera, çdo herë këta po mbesin në telashe”, tha ai. Haradinaj përmendi taksen 100%, transforminin e FSK-së dhe Trepçën, duke thënë se në qeverisjen e tij i ka vendosur këto tema, që i quajti të mëdha për vendin.
Ai tha se në qeverisjen e tij kanë vendosur për tërësinë territoriale të vendit duke i kthyer prapa projektet që kishin për qëllim me nda Kosovën. Tani, sipas Haradinajt duhet fokusuar në tema konkrete brenda vendit, që lidhen direkt me mirëqenien e qytetarëve. Ne kete takimin para të tubuarve folën edhe kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Vitia përkatësiht nga Koalicioni AAK-PSD, Faruk Nura ,Dr.Samet Dalipi dhe Dr.Salih Salihu të cilët kerkuan nga qytetarët e kësaj komune të votojnë kandidatët e komunës së Vitisë duke theksuar se AAK-PSD-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të 6 Tetorit.Aziz Zuka