Futboll

Vllaznia shpëton, Bashkimi në barazh, Kika bie nga Liga e Parë

 

Ka rënë perdja në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, kurse rezultatet e kësaj të shtune kanë përcaktuar se cila nga ekipet do të inkuadrohet në Superligën e Kosovës në Futboll, kush do të luaj në barazh për Superligë e mbetje në Ligën e Parë, sikurse që është përcaktuar se kush do të largohet nga Liga e Parë.

Hiq Vitinë, që ka siguruar pozitën e pestë, ekipet tjera të Anamoravës, Vllaznia, Kika e Bashkimi I Koretinit kanë luftuar për egzistencë.

 

Dukagjini është skuadra e dytë që edicionin e ardhshëm do të luajë në Superligën e Kosovës pas Vushtrrisë.

Ekipi nga Klina ka triumfuar në ndeshjen e fundit të javës së 30-të në shtëpi përballë Drenasit, ndërkohë Besa është ndalur në Hogosht nga Kika për tu detyruar kështu për ta luajtur ndeshjen e barazhit.

Nga liga janë larguar Kika dhe Fushë Kosova, ndërsaBashkimi i Koretinit dhe Ramiz Sadiku do të luajnë ndeshjen e barazhit për të kërkuar  një tjetër mundësi qëndrimi në këtë rang garash.

REZULTATET – JAVA 30

Kika – Besa 1-1
Dukagjini – Drenasi 3-0
Ramiz Sadiku – 2 Korriku 2-1
Vëllaznimi – Bashkimi 1-2
Vllaznia – Trepça 2-0
Arbëria – Istogu 4-1 FT
Fushë Kosova – Vitia 1-0

 

You Might Also Like