Venera Kadriu, njëra prej volejbollisteve më të mira të KV Drita, por edhe në nivel vendi, ka përfunduar studimet në Northwood University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dëshmuar kështu se pos si sportiste e dalluar, ajo është ngritur edhe në aspektin akademik, duke arritur rezultate të shkëlqyeshme, shkruar krye;ajmi.com
Të rikujtojmë se që prej kohës sa ishte në shkollimin e mesëm, Venera Kadriu, është dalluar si një ndër lojtaret me ardhmëri të ndritur, por ajo njëkohësisht ishte e shkëlqyeshme edhe në mësime, andaj duke qenë e tillë, pasi kishte përfunduar shkollimin në Gjimnazin Natyror në Gjilan, ajo kishte fituar bursë për të studiuar në SHBA. Përtej Atlantikut, Venera Kadriu, pos studimeve, ka vazhduar të luajë volejboll dhe atëherë kur më së tepërmi i duhej KV Dritës, ajo është rikthyer në klubin e saj të zemrës, për të vazhduar me serinë e titujve të klubit më të trofeshëm gjilanas.
Në profilin e saj në facebook, pas përfundimit të studimeve master, Venera Kadriu, ka shkruar:
Vitet e fundit kanë qenë një aventurë e jashtëzakonshme akademike dhe atletike, jam përgjithmonë mirënjohëse për rritjen dhe mbështetjen që e kam përjetuar në Northwood University.
Jam e lumtur të them se jam zyrtarisht e diplomuar në shkallën Master në Administrim Biznesi, duke përmbyllur rrugëtimin tim të gjate prej 5 vitesh të shquar “American Dream”.
Për familjen time, inkurajimi dhe mbështetja e palëkundshme nga larg, ka qenë forca shtyse pas arritjeve dhe ëndrrave të mija.
With that said, till next time America.
Kryelajmi.com