Gjilan

VV: Mbeturinat mbulojnë qytetin

Lëvizja VETËVENDOSJE nuk është e kënaqur me zhvillimet në komunën e Gjilanit, kurse në zyrën për informim është thënë se kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri si duket është zgjuar nga gjumi. Më 11 qershor e kuptoi se ka 3 vite e gjysmë që është kryetar i një komune, dhe për çudi nuk ka bërë asgjë.

Kur pa se nuk e ka mbështetjen e qytetarëve, nga “shuplaka” që i’a dha qytetari në Zgjedhjet Nacionale, ai ka përvjelur mëngët, po shkelë me këmbë në tokë dhe ka filluar të kuptoj se për k

ëto vite Gjilani nuk ka ndryshuar asgjë. Në përpjekje e sipër për të folur e premtuar për punë të mëdha, investime milionëshe e çka jo tjetër se, duke tentuar të ndikoj në ndaljen e frymës së ndryshimit, Luta ka harruar se Gjilani t’paktën meriton të jetë i pastërt. Gjilani meriton t’paktën mos t’a mbulojnë mbeturinat.

Dallaveret në EcoHigjiena të filluara nga qeverisja e kaluar, nuk patën fatin të ndalen nga qeverisja e Lutës. Luta me qeverisjen e tij, jo që nuk arriti të zgjidhë problemet në këtë kompani por vetëm sa e thelloi gjendjen. E natyrisht, faturën gjithmonë për këto dështime duhet t’a paguaj qytetari i Gjilanit që përveç se nuk ka hapsirë të lirë të ecë nga mbeturinat rrezikon shëndetin nga sëmundjet e ndryshme nga bartja e bakterieve në këto ditë të nxehta vere.

Shumë keq që qytetari i Gjilanit është i detyruar t’a ketë një qeverisje të tillë deri më 22 tetor, atëherë kur punët e hajrit do të fillojnë. Jo si këto “punët e hajrit” të Lutës.

 

You Might Also Like