OPINION

Mos i detyroni heronjtë të ngriten nga varri!

Sami Frashëri

“Tradhtarët të mos kalojnë pran varreve të dëshmorëve, sepse dheu i tyre nuk duron të qenmen e tyre mbi faqen e tokës”.

Lëreni Ushtrinë Clirimtare të Kosovës të qetë , luftëtarët e saj se një ditë do tu mallkoj historia por edhe vetë gjeneratat që vijnë. Shpejt e harruat të djeshmën, dhunën , terrorrin, shtypjen dhe barbarinë serbe. E harruat gjakun e 20000 të rënëve në luftën e fundit. Harruat nënat që mbetën pa djemt e tyre, harruat fëmijët që mbetën pa baballarët e tyre, harruat gratë që mbetën pa jetët e tyre e cka nuk harruat. Mos i detyroni luftëtarët të iu mallkojnë me gjakun e tyre sepse mallkimi i tyre nuk do të iu lë të qetë për jetë të jetëve as në varret tuaja. Mos harroni vuajtjet e djalërsië kosovare nëpër burgjet e serbisë, shëndetin e tyre që e lanë vetëm për ju që sot kikirisni pa fije turpi Mos e harroni vrasjen në pabesi të Avni Rrustemit, Bajram Currit, Azem Bejtës , Hasan Prishtinës e shume figurave që dhanë më të shtrenjtën jetën e tyre për një ideal e që ishte clirimi i tokave arbërore. Mos harroni as Emin Durakun që vdiq për një shqipëri as edhe Qemal Stafen djalërinë shqiptare për një shqipëri të bashkuar. Lëreni bijtë e atyre që e shtypën atdheun e që sot sorollaten nëpër Kosovën e lire dhe e shesin per pesa para. Lëreni edhe Veton Surroin i cili ishte rritur në hambarët e një pushteti të egër e që sot vjell vrerë mbi luftëtarët e UCK-së. Mos u merrni as me Jusuf Buxovin i cili shtrembëron historinë më të re të Kosovës. Ikni prej sojit të shqipëfolsve të djeshëm që shkatruan qenjën shqiptare veq për një gotë reaki Ikni edhe prej atyre që ishin shërbëtor den baba den të të huajve. Ruajuni nga pinjollët e tyre sepse tradhtinë e kanë në gjenin e tyre. Mos lëndoni gjakun e Molla Idriz Gjilanit, vrasjet e Rexhep Males e Nuhi Berishes as edhe të idelogëve Afrim Zhitia,Fahri fazliu e Ramë Vata. Lëreni të qetë familjen lapidar të Fehmiut e Xhevës përndryshe mallkimi do të bie mbi ju …. Kosova vendi ku jeton e djeshmja e dhimshme me të sotmen krenare. Mos e lëndoni familjen Jasharaj, mos prekni në shejtërinë e fund shekullit XX. Fundja do të mbeteni vetëm dhimbje për kohën dhe asesi tjetër. Izmi Zeka

You Might Also Like