Libri

Xhevat Latifi fitoi çmimin e poezisë më të mirë në takimet ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli 2019”

Poeti i njohur gjilanas, Xhevat Latifi, është fitues i çmimit për poezinë më të mirë në takimet ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli 2019”.

Latifi, që viteve të fundit është fitues i shumë çmimeve me karakter kombëtar e ndërkombëtar edhe një herë ka dëshmuar se është mjeshtër i poezisë dhe se me plot meritë i është ndarë ky çmim.

Në njoftimin e organizatorëve është thënë se kanë përfunduar takimet ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli 2019”, edicioni i 17-të. Çmimin kryesor “Azem Shkreli” me vendim unanim të anëtarëve të komisionit vlerësues e fitoj poeti vjenez nga Austria Helmuth A. Niederle, çmimin e poezisë më të mirë të takimeve e fitoi Xhevat Latifi.

You Might Also Like