Sot në Viti ,zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur në takim përfaqësues të “”Helvetas Swiss Intercooperation” dhe të projekteve DEMOS, S4RE dhe EYE në krye me Norbert Piljs me këtë rast është biseduar rreth bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me këto projekte në veçanti për punën që është bërë në këtë komunë që nga viti 2006 e deri me tani.
Norbert Piljs, Koordinator i “”Helvetas Swiss Intercooperaton” në Kosovë, ndër tjerash bëri me dije se Helvetas Sëiss Intercooperation që nga viti 2006 e deri më tani, ka realizuar projekte të shumta në komunën e Vitisë, duke potencuar se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe shtoj me tej se ata po shikojnë mundësinë që përmes një projekti të ndikojnë edhe në zvogëlimin e papunësisë në këtë komunë. z. Piljs tha se komuna e Vitisë, pothuajse është nderë komunat që më së shumti ka përfituar nga projektet të cilët financohen nga taksapaguesit zviceran.
Ai tha se qëllimi i këtij takimi është edhe të vizitohen në terren disa nga projektet të cilat janë realizuar në këtë komunë.
Kurse zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se Komuna e Vitisë është e nderuar që po punon me këto projekte duke potencuar se si komunë është edhe përfituese e grandit të Sistemit të Menaxhimit të Përformancës Komunale.
Megjithatë zv. kryetari Aliu bëri me dije se ata synojnë që edhe në vitet të ardhshme të janë përfituese e grandeve të SMPK-së por edhe mbi të gjitha të ofrojë shërbime publike komunale edhe më cilësore me të cilat qytetarët ndihen të kënaqur.Aziz Zuka