Milaim Zuzaku, kryetrajner i Dritës, i është futur një detyre të vështirë dhe në bazë të rezultateve të arritura pritet që asaj t’i dalë mbarë.
“Drita nuk do të duhej të ishte në këtë pozitë e të luftojë në ndeshje barazhi, por gjërat janë ashtu siç janë dhe duhet luftuar deri në fund”, ka thënë Zuzaku, që ka shtuar se me urti e në një ndeshje që e kanë kontrolluar mirë ia kanë dalë që të shënojnë fitore të merituar.