Futboll

𝐉𝐚𝐬𝐡𝐚𝐫𝐢: 𝐍𝐝𝐞𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐫𝐞𝐧𝐚𝐫𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐮𝐚𝐣 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Mesfushori i Dritës, Muharrem Jashari u grumbullua me Kombëtaren A të Kosovës për dy ndeshjet miqësore të nëntorit Kosova – Armenia (2:2) dhe Kosova – Ishujt Faroe (1:1).
Muharrem Jashari tregoi formë të mirë për 90 minuta në miqësoren ndaj Armenisë dhe 20 minuta të tjera në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe.
Jashari tregon për eksperiencën në fanelën e Dardanëve, për çka thekson se është motiv shtesë që të vazhdojë me punë e përkushtim.
“Ishte një eksperiencë shumë e mirë, ishte hera e tretë në grumbillime dhe kjo është një motiv shtesë për mua të vazhdoj me punë dhe përgatitje e të tregojë gjithmonë potencialin tim. Gjithmonë është nder dhe krenari që të përfaqësoj Kosovën dhe kjo është ëndërra ime të jem gjithmonëpjesë e saj. Unë vazhdoj të punoj shumë dhe të shfaqi performancën më të mirë. Besoj që synimi i secilit futbollistë është të jap më të mirën e të ndihmoj skuadrën, pastaj ftesat dhe arritjet vijnë”, ka thënë Jashari.
Mesfushori ynë i spikatur foli edhe për punën që po bëhet në kombëtare dhe përgatitjet, që sipas tij janë gjithmonë profesionale.
“Jam i kënaqur me performancën time dhe të kombëtares, sepse kishim shumë pak ditë për t’u përgatitur dhe kombinuar. Megjithatë, mendoj se kombëtarja ka shumë futbollistë të talentuar që dita ditës po bashkohen dhe po tregojnë vlerën e tyre. Për këtë jemi munduar të performojmë në mënyrën më të mirë. Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, falë punës profesionale dhe dëshirës për të qenë në nivelin më të lartë në ndeshjet që kishim. Synimi i të gjithëve është i përbashkët që kombëtarja të tregoj formë të lartë e të arrihen rezultatet më të mira, pavarësisht se ishin vetëm miqësore”, theksoi Jashari.
Në fund, Jashari potencon se klubi ynë, FC DRITA ka edhe futbollistë të tjerë që mund të ishin pjesë e Kosovës.
“Edhe në klubin tonë ka futbollistë që janë të përgatitur dhe do ta ndihmonin Kosovën. Sigurisht, që edhe në klube të tjera të Superligës ka futbollistë të dalluar në pozitat e tyre, por vlerësimet më të mira i bëjnë trajneri dhe ekipi i tij profesionist në kombëtare”, përfundoi Jashari.
Kjo ishte hera e tretë që Jashari mbron ngjyrat e Kosovës, dy herë në grumbullime për miqësore dhe një herë në ndeshje zyrtare.

You Might Also Like