Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka pritur në një takim disa student të Universitetit ZUG të Zvicrës, të cilët janë duke qëndruar në UKZ për një vizitë studimore.
Rektori Kosumi pasi u ka dëshiruar mirëseardhje studentëve mysafir, i ka njoftuar rreth aktiviteteve, punës dhe zhvillimeve tjera në Universitet.
Ai ka theksuar se studentet në këtë mënyrë të vizitave, përfitojnë përvoja të rëndësishme dhe do të kenë mundësi të zhvillojnë një sërë aktivitetesh, andaj ka ftuar që të shfrytëzojnë sa më shumë këtë eksperiencë studentore.
Më pas studentët zviceran kanë zhvilluar një takim me Dekanin e Fakultetit të Edukimit Prof. Ass. Dr. Merxhan Avdyli si dhe Stafin Akademik të këtij Fakulteti, të cilët kanë bashkëbiseduar rreth fushës së edukimit dhe mësimdhënies edukative.
Ndërsa Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, Asistenti Selim Daku si dhe zyrtarja për Bashkëpunim Ndërkombëtar Luljete Berisha bashkë me studentët zviceran dhe studentët gjilanas, kanë zhvilluar punëtorinë e përbashkët me temë “Roli i mësuesve në shkollë dhe shoqëri”.
Më pas studentët e Universitetit të ZUG, kanë marrë pjesë në një orë të ligjëratës së lëndës shkrim akademik te Prof. Ass. Dr. Mexhan Avdyli, ligjëruesit të lëndës së Artit Figurativ Ahmet Ibrahimi dhe në një orë të lëndës së Artit Muzikor të ligjërueses Drita Kryeziu, për të parë konkretisht se si zhvillohet procesi mësimor në UKZ.
Studentët si: Jana, Carmela, Sabine , Naomi, Anna, Julia, Frederic, Rebekka dhe Dominique, janë shprehur të entuziazmuar me procesin mësimor të UKZ-së. Ata kanë thënë se asgjë sa i përket mësimdhënës nuk e dallon Universitetin e ZUG-ut me këtë të UKZ-së. Sipas tyre, relacioni mësimdhënës-studentë në Unversitetin “Kadri Zeka’ është i shkëlqyeshëm.