OPINION

60- vjetori i lindjes së heroinës Hanumshahe Abdullahu

Izmi Zeka

Nesër do të jetë një ditë e veçantë për Gjilanin, Kosovën e gjithë shqiptarinë kudo. Një ditëlindje e veçantë për një heroinë që e plotësoi historinë Shqiptare me bëmat e saj i dha emrin, gëzimin, shpresën e lumturin e në fund dha gjithçka dha jetën.
A ka më shumë se sa jetë të bëhet bashkë me atdheun me lirinë për të tjerët.
Prandaj nuk ke çka shkruan as çka të thuash. Të gjitha janë pak.
Nushi apo sinonimi i lirisë së Kosovës të ngjan me baladat e kënduara për heronjtë, nganjëherë të duket sikur mitet në mitologjinë greke, thënë shkurt jeta për të pati kuptim vetëm me lirinë e Kosovës.
E njoha mirë atëherë kur Kosova lëngonte nga plagët. Atëherë kur jeta ndahej në dysh apo bajlozët kur e donin jetën e saj të njomë. ‘Nuk ka bajlozë që e ndal rrugën time thoshte”. Dhe se ndali. U shndërrua në flakadan në jetë e çka jo.
12 tetori i Hanumshahe Abdullahut rikthehet fuqishëm duke trokitur aty ku jeta dhe vdekja jetojnë bashkë, aty ku liria nuk paska pikë apo presje.
Nushi Emblema e përpjekjeve dhe e shtetësisë së Kosovës. Ky është rrumbullakimi i saj

You Might Also Like