Gjilani ka barazuar në ndeshjen e parë në kuadër të Europa Conference League dhe me gjasa shumë të mëdha e pret ndeshjen e kthimit pas një jave në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan kryelajmi.com
Ndeshja e parë është luajtur në Luksemburg, në të cilën vendasit shumë shpejt kanë arritur të vijnë në epërsi që në minutën 11, kur për ta ka shënuar lojtari Almeida.
Gjilani në pjesën e parë nuk pati shumë nga loja dhe nuk ia doli që të shënojë së paku një gol, mirëpo me të filluar pjesëloja e dytë, Gjilani ka fituar një penalti, të cilën në gol e ka shndërruar mesfushori Ramadani.
Në pjesëlojën e dytë Gjilani po lunate shumë mirë, por në momentet më të mira të tyre, pas një shpërthimi në brendi ka shënuar sulmuesi Natami, i cili është shërbyer nga Almeida dhe rezultati ishte 2:1 për ekipin vendas.
Futbollistët e veshur me të bardha, ata të Gjilanit, nuk u dorëzuan dhe nuk vonoi shumë dhe në minutën 65 fitoi sërish penalti dhe sërish guximin të gjuaj e mori Ramadani, i cili në mënyrë mjeshtrore gjuajti në anën e epërme të majtë të portës mysafire për të barazuar në 2:2.
Deri në fund të ndeshjes, SC Gjilani i pati disa raste të mira, por pa ia dalë që të shënojë, kurse në fund kjo ndeshje u mbyll me rezultat të barabartë.
Ekipi që do të fitojë ndeshjen e radhës që pas një jave luhet në Prishtinë do kualifikohet tutje./kryelajmi.com/.