Gjilan

Gjilan – Angli, po krijohen ura lidhëse për eksport të prodhimeve vendore

Gjilan, 11 gusht 2017 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune Asociacionin e Bizneseve Shqiptare në Britaninë e Madhe, tw kryesuar nga Artan Llabjani, që temë e takimit ishte koordinimi dhe krijimi i mundësive të bashkëpunimit të bizneseve të Kosovës me ato të Britanisë së Madhe, për eksportim të mallërave që prodhohen në Gjilan dhe Anamoravë.

Kwshtu wshtw shprehur kryetari i Komunws sw Gjilanit pas takimit qw kishte nw zyrwn e tij me inicuesit e kwtij program tw bashkwpunimit.

“Për herë të parë sot kemi në Gjilan dhe në Kosovë, Asociacionin e Bizneseve Shqiptare të Britanisë së Madhe me qëllimin e vetëm, ngritjen dhe zhvillimin e bizneseve dhe ekonomisë në përgjithësi. Së bashku me Artan Llabjanin si kryesues i këtyre bizneseve, kemi biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e eksportimit të mallërave që prodhohen në Gjilan. Britania e Madhe është e veçantë për ne, si shtet por edhe si mundësi e fuqishme ekonomike. Do të bëhet një kontakt i drejtpërdrejtë tani e tutje, mes zyrave tona dhe zyrave të Asociacionit, në mënyrë që te kemi një komunikim më të madh të bizneseve. Kjo ka pwr qwllim njwkohwsisht rritjen e vendeve tw punws dhe thithjen e investimeve”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

“Falënderojmë shumë bashkpatriotët tanë të cilët edhe kur janë jashtë vendit, por edhe kur vijnë në Kosovë, angazhohen për zhvillim dhe ndërtim të këtij vendi në të gjitha format e mundshme”, përfundoi kryetari Haziri.

E në emër të delegacionit ka folur Artan Llabjani, president i Asociacionit të Bizneseve Shqiptare në Angli, i cili Gjilanin e ka cilësuar si një vend të mundësive shumë të mëdha për eksport për nevoja të tregut në Angli, sepse siç ka thënë ai, ka cilësi në prodhime dhe ka kapacitete që bëjnë të mundur zhvillimin e këtij bashkëpunimit.

“Jemi sot në Gjilan, sepse kemi parë që biznesi në këtë Komunë ka kapacitete të larta të prodhimit me cilësi e cila është e pakonkurrencë në shumë sfera. Mundësitë e bashkëpunimit ekzistojnë, por ato vetëm do të lidhen mes nevojave të biznesit në Angli dhe bizneseve në Kosovë. Konkretisht prodhimi i produkteve të ndryshme si nga përpunimi i pemëve dhe perimeve, pastaj mobileri, bashkëpunimin në ndërtimtari etj. Gjithashtu kemi një numër të shqiptarëve të cilët janë të përfshirë në biznese, që të vijnë e të bëjnë investime në Kosovë, në fusha të ndryshme të ekonomisë”, ka thënë ai.

Ai ka potencuar se dora e punëtorit në Kosovë dhe kualiteti i asaj pune, është i pakonkurencë. 

You Might Also Like