Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 12.06.2026 – 18.06.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e tridhjetë e katër (1534) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
- Hetim i tetë (8) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
- Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
- Shqiptuar pesëdhjetë e gjashtë (56) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
- Shqiptuar tridhjetë e katër (34) gjoba për përdorim të telefonit,
- Shqiptuar tridhjetë e katër (34) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet e gjashtë (46) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit në rast aksidenti me dëme të vogla materiale ruani qetësinë, respektoni rregullat dhe bashkëpunoni me njëri-tjetrin, fotografoni vendin e ngjarjes, shkëmbeni të dhënat dhe plotësoni dhe nënshkruani raportin Evropian të aksidenteve.
Mbajeni gjithmonë me vete raportin evropian dhe kontribuoni për trafik më të sigurt për të gjithë!




