Gjilan

LDK: Sulmi ndaj ekipit të gazetarëve cenim i lirisë së mediave

LDK në Gjilan dënon ashpër sulmin ndaj ekipit të RTV Dukagjinit nga punëtorë të kompanisë gjatë intervistës me anëtarin e Kuvendit Komunal, Gentrit Murseli, lidhur me projektin e objektit të administratës komunale.

Ky veprim është i papranueshëm dhe përbën cenim të lirisë së medias, të drejtës për informim dhe debatit demokratik. Gazetarët duhet të jenë të lirë të kryejnë punën e tyre pa u përballur me presione, pengesa apo sulme nga askush.

Në vend të reagimeve agresive ndaj mediave, qytetarët presin transparencë dhe përgjigje për projektet që financohen me mjetet publike. Sulmet ndaj gazetarëve nuk e ndryshojnë të vërtetën dhe nuk i zëvendësojnë argumentet.

Shprehim mbështetjen tonë për ekipin e RTV Dukagjinit dhe kërkojmë që rasti të trajtohet nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.

Liria e medias dhe e drejta për informim nuk mund të cenohen nga askush.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan,

25 qershor 2026

You Might Also Like