🚧 NJOFTIM PËR QYTETARËT 🚧
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se të mërkurën, më 15.07.2026, do të realizohen punimet e asfaltimit në Rrugën “Haki Myderizi” lagjen Dardania II.
⛔ Rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 07:00 deri në ora 20:00, përgjatë gjithë gjatësisë së saj.
➡️ Gjatë kësaj periudhe do të bllokohen edhe rrugët anësore që lidhen me Rrugën Haki Myderizi. Qarkullimi do të lejohet vetëm për automjetet emergjente.
🙏 Ju lutemi të përdorni rrugët alternative dhe të respektoni sinjalizimin e vendosur në terren, në mënyrë që punimet të zhvillohen sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!
EL-BAU sh.p.k.
Për një rrugë më të mirë. 🛣️🧡




