Në natën e tretë, në plato-në e teatrit pranë sheshit “Agim Ramadani”, për mërgatën tonë, e cila kudo që jeton vazhdon t’i ruajë dhe t’i përcjellë traditat e meloditë e këngës shqipe, shkëlqeu solistja gjilanase Blerona Bucolli.
Me zërin e saj të veçantë dhe interpretimin emocionues të këngës “Flaka e Janarit”, ajo dëshmoi se rrënjët tona mbeten gjithmonë të forta dhe të gjalla. Interpretimi i saj ngërthente kujtime të shumta, duke sjellë në skenë historinë, sakrificën dhe krenarinë kombëtare.
Mërgata jonë meriton shumë, sepse vetëm pranë vendit nga i cili burojnë rrënjët tona ndihet plotësisht përkatësia dhe identiteti shqiptar. Kënga, tradita dhe kultura mbeten ura më e fortë që i lidh shqiptarët me atdheun, kudo që jetojnë.




