Futboll

Nuhiu kishte oferta edhe nga ekipe të tjera, por përzgjodhi Dritën

Ardian Nuhiu, kryetrajner i Dritës, në një prononcim për gazetarë këtë të mërkurë, ka theksuar se kishte patur oferta nga 2-3 nga ekipe të ndryshme të Superligës së Kosovës në futboll, por se ka përzgjedhur ekipin e Dritës.

Nuhiu, i cili edhe në të kaluarën kishte udhëhequr ekipin bardh e kaltër nga Gjilani, ka theksuar se me Dritën synon suksese të mëdha në Evropë.

Ai provën e parë do ta ketë me ekipin modest Tre Fiori nga San Marino, të cilin pritet që t’a eliminojë këtë të enjte, ngase për një gjë të tillë Dritën e garanton suksesi nga ndeshja e parë, të cilën FC Drita e kishte fituar me rezultat 4:1. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like