Komunikacion

Gjoba për shkaktim të zhurmave gjatë natës, 

 

Gjilan, 14 gusht 2026 

                                                                                                                                               

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 07.07.2026 – 13.08.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e tridhjetë e shtatë (1737) gjoba.  

 

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: 

  

  • Hetim i njëzet e shtatë (27) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,      
  • Hetim i njëzet e katër (24) aksidenteve të trafikut me të lënduar, 
  • Shqiptuar tetë (08) gjoba për shkaktim të zhurmave gjatë natës, 
  • Shqiptuar tridhjetë e pesë  (35) gjoba për përdorim të telefonit, 
  • Shqiptuar shtatëdhjetë e tri (73) gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave,  
  • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëdhjetë e katër (54) ngasës. 

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që gjatë ngasjes të mos përdorin telefonin celular apo pajisje të tjera që shpërqendrojnë vëmendjen në trafik. Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit rrit rrezikun e aksidenteve dhe cenon sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni rregullat e trafikut, shmangni përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe kontribuoni në ruajtjen e jetës dhe sigurisë në rrugë.

You Might Also Like