Sot prita në takim Kryetarin e Federatës së Muay Thai të Kosovës, Shpejtim Ahmetaj, dhe trajnerin e mirënjohur gjilanas nga klubi i Muay Thai-t, Valmir Hoti.
Në këtë takim konfirmuam gatishmërinë tonë për t’i dhënë Gjilanit një pamje dhe dimension të ri ndërkombëtar përmes sportit.
Ky organizim i madh vjen si rezultat i punës së palodhshme të klubeve tona dhe mbështetjes së vazhdueshme të komunës për sportistët tanë dhe për projektet e mëdha sportive.
Jemi gati të mirëpresim në Gjilan sportistë nga mbarë bota.
Suksese dhe faleminderit për bashkëpunimin!





