Futboll

Të shtunën SC Gjilani zhvillon miqësore ndaj Malishevës

SC Gjilani dhe FC Malisheva do të zhvillojnë një miqësore këtë të shtunë në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Dy ekipet e Superligës së Kosovës në Futboll do të shfrytëzojnë pushimin e lojërave shkaku i ndeshjeve të kombëtares së Kosovës për të zhvilluar një miqësore, me të vetmin qëllim që të jenë sa më të përgatitur për vazhdimin e kampionatit.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën më 26 shtator në ora 19.

You Might Also Like