Viti

Këshilli i Bashkësisë Islame në Viti pranoi një donacion të çmuar nga mërgimtari Mirvan Aliji

Donacion për Bashkësinë Islame të Vitisë

Këshilli i Bashkësisë Islame në Viti pranoi një donacion të çmuar nga mërgimtari Mirvan Aliji, i cili dhuroi një veturë të dedikuar për bartjen e kufomave.
Ky donacion është një ndihmë e madhe për KBI-në në Viti dhe do të jetë në shërbim të xhematit dhe qytetarëve tanë në momentet kur kanë më së shumti nevojë për përkrahje.
Në emër të KBI-së në Viti,kryetari Husamedin Hoxha shprehu falënderimet dhe mirënjohjen më të sinqertë për donatorin Mirvan Aliji, duke i ndarë edhe një mirënjohje në shenjë falënderimi për këtë vepër humanitare dhe bamirëse.
Allahu e shpërbleftë Mirvan Alijin për këtë kontribut të çmuar, ia shtoftë bereqetin në pasuri e familje dhe ia bëftë këtë vepër sadaka të vazhdueshme!
Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuojnë për të mirën e komunitetit.Aziz Zuka

You Might Also Like