45 minuta nuk ishin të mjaftueshëm që Vushtrria ose Gjilani të krijonin diçka. Edhe pse Gjilani po dominon posedimin, Vushtrria po mbrohet shumë mirë dhe po tenton përmes kundërsulmeve.
Në minutën e 34-të, pas një kundërsulmi të Vushtrrisë, Bahtiri disi u fut në zonën e rreptësisë së kundërshtarëve dhe dribloi një mbrojtës, por goditja e tij ishte shumë e butë për Ćorićin.
Në minutën e 43-të, përsëri pas kundërsulmit, pas një krosimi nga krahu, mbrojtësit e Gjilanit e larguan topin shkurtër, Statovci me një vollej gjuajti shumë dobët në duart e portjerit të Gjilanit.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, pas një aksioni të gjatë të Gjilanit, nga krosimi u gjet Robert Rrahmani, goditja e të cilit shkoi huq shumë larg mbi portë.
46’ Vushtrria 0-0 Gjilani





