OPINION

A po dështon shteti në një sfidë ndërkombëtare?

Shkruan Dr. sc. Arben Maliqi
Mosmbajtja e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë nuk do të ishte thjesht një dështim organizativ, por një dëshmi serioze e brishtësisë institucionale të shtetit të Kosovës. Përgjegjësia për këtë projekt madhor kërkon llogaridhënie nga të gjitha hallkat e përfshira: Ministria përgjegjëse për sportin, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), Komuna e Prishtinës dhe kryetari i saj, por edhe vetë komuniteti sportiv, përfshirë sportistët dhe strukturat përfaqësuese të tyre.
Një projekt i kësaj rëndësie nuk mund të mbetet peng i mungesës së koordinimit, vizionit dhe përgjegjësisë institucionale. Në fund, nuk është vetëm sporti që humb por është besueshmëria ndërkombëtare dhe imazhi i shtetit tonë. Shtetësia dëshmohet me vepra, përgjegjësi dhe aftësi për t’i realizuar zotimet, jo vetëm me deklarata!
Urojmë dhe shpresojmë që të gjejmë forcën, dijen, vizionin dhe përgjegjësinë e nevojshme institucionale që ky event madhor të realizohet me sukses në Prishtinë.

You Might Also Like