Sot, përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, realizuam shpërndarjen e farës së grurit dhe plehut artificial për fermerët tanë përfitues, një subvencionim me vlerë totale prej 171,200.00 euro.
Nga kjo mbështetje e drejtpërdrejtë kanë përfituar 1,084 fermerë të komunës tonë, të cilët do të mbjellin rreth 800 hektarë tokë bujqësore.
Në total, kemi shpërndarë:
200 tonë farë gruri
140 tonë pleh artificial
Qëllimi ynë është i qartë, t’ua lehtësojmë fermerëve procesin e mbjelljeve dhe të rrisim prodhimin vendor bujqësor.
Mbetemi të përkushtuar që të jemi pranë bujqve tanë me mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e bujqësisë në Gjilan.
Suksese dhe prodhimtari të mbarë të gjithëve!





