Dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani, të cilat do të përballen këtë të diele në Gjilan, para derbit të madh i kanë mësuar kundërshtarët e tyre në Kupën e Kosovës në Futboll.
Drita, në cilësinë e mysafires do të udhëtojë në Han të Elezit për t’u përballur me Sharrin vendas, kurse Gjilani do të udhëtojë në Pejë për t’I dalë përballë Besës së Pejës, dikur ekip që ishte në kreun e tabelës, por që tash e sa vite po garon në rangje më të ulëta.
Ndeshjet e fazës së 1/16 së finales së Kupës së Kosovës do të zhvillohen më 2 dhe 3 dhjetor 2026 dhe luhen vetëm më një ndeshje. /kryelajmi.com/.





