Gjatë muajit Prill Komuna e Vitisë, ka ndërmarrë aksione të shumta të pastrimit, por janë larguar edhe pesë deponi ilegale të mbeturinave në lokalitete të ndryshme të kësaj komune. Kjo gjë u bë me dije sot në një aktivitet të organizuar nga Komuna e Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në prag të Ditës së Tokës. Aktivitet ka filluar me mbjelljen e luleve në parkun e qytetit “Nijazi Azemi” në Viti , për të vazhduar edhe në disa pjesë të tjera të qytetit, kurse në këtij aktiviteti ju është bashkangjitur edhe kreu i kësaj komune, Sokol Haliti.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri me dije se aktivitetet për mbrojtjen e mjedisit por edhe për mbrojtjen e pyjeve nuk do të ndalën por do të vazhdojnë gjatë tërë vitit. “ Drejtoritë Komunale dhe dikasteret përkatës por edhe në përkrahje të shkollave kanë bërë një organizim dhe punë të shkëlqyeshëm dhe për këtë i falënderoj shumë. Kjo tregon se ne kemi një ngritje të vetëdijes qytetare për ambientin dhe mjedisin.
Gjithashtu këtë vit ne e kemi shpallur vit të ambientit dhe mjedisit por edhe vit të mbrojtjes së pyjeve”, u shpreh ndër tjerash Kryetari Haliti. Ai shtoj se në këtë drejtim ata do të punojnë pa kompromis edhe pse shtoj se sipas vlerësimeve komuna e Vitisë është në mesin e komunave më të mira të vendit. Kurse Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit shtoj se gjatë këtij muaji janë mbajtur aktivitete të shumta të pastrimit dhe largimit të mbeturinave në të gjitha lokalitetet e kësaj komune duke potencuar se në këtë periudhë janë larguar 5 deponi ilegale të mbeturinave.Aziz Zuka