Muzikë

FITUES I VENDIT TE -I-rë, NE ,,FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR ,,SHKUPI FOLK-FEST” 2018

 

AKV ,,GJILANI” po vazhdon me suksese te njëpasnjëshme neper festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, ne ketë festival është paraqitur me potpuri këngësh te kombinuara nga te gjitha trevat shqiptare, për ta begatuar sa me shume këtë ngjarje me rëndësi te veçantë, te interpretuara nga këngëtaret tash me te njohur te AKV,,GJILANI” : Avfi Latifi,Qemajl Musliu,Afrim Hazri,Nazim Gagica,Adnan Leka, Nehat Ferati,Kaltrina Hajdari,Eronita Qerimi dhe Rinesa Zahiri , nen përcjelljen e orkestrës profesionale te artisteve gjilanas me përzgjedhjen e këngëve dhe udhëhequr nga Maestro Murat Ismajli,ne bashkëpunim me këshillin artistik te Ansamblit.

Gjithashtu,,AKV GJILANI” u paraqit me,,Kolazh vallesh” nga grupi i mrekullueshëm i valltarëve me koreografi te Z.Qemajl Musliu

Festivali ,,SHKUPI FOLK-FEST” 2018 është organizuar nga ,,SHKA.SHQIPONJA”-dhe komuna Saraj-Shkup,është mbajtur për here te dytë dhe sipas organizatorit pritet te jete një Festival tradicional, kishte karakter garues dhe kishte laramani te këngëve dhe valleve te mbi 20 Ansambleve dhe grupeve tjera, me këtë rast i urojme te gjithë pjesëmarrësit dhe fituesit tjerë.

Programi i paraqitur nga AKV GJILANI pasuroi këtë ngjarje dhe i dha një jehone sheshit ,,Isa Boletini” ne Saraj te Shkupit me këngë dhe valle të bukura shqiptare , është pritur shume ngrohtë dhe me entuziazëm nga publiku vendas dhe nga organizatoret.

Vlen te theksohet se pjesëmarrja e Ansamblit ,,GJILANI” ne këtë festival është realizuar ne kuadër te bashkëpunimit te shkëlqyer te Ansamblit dhe organizatorit me ç’rast i shprehim mirënjohje dhe falënderime organizatorëve ne krye me Z.Fevzi Ebibi Drejtor i Festivalit, dhe udhëheqësit artistik këngëtarit te mirënjohur Z.Selajdin Miftari, për pritjen dhe organizimin e jashtëzakonshëm te kësaj ngjarje shume te rëndësishme kulturore.

AKV GJILANI me mbështetje te komunës se Gjilanit, arriti ta realizoje këtë aktivitet kulturor dhe i falënderohemi institucionit ne krye me Z.Lutfi Haziri, ne veçanti Znj. Shpresa Kurteshi- Kryetare e Kuvendit Komunal-Gjilan, për angazhimin e saj ,duke u bere thirrje qe AKV,,GJILANI” si vlere e pakontestueshme jo vetëm e qytetit tone por e gjithë kombit , te mbështetet për ti ruajtur dhe kultivuar vlerat e tona kombëtare.

You Might Also Like