Me dy gola në shtesën e parë të ndeshjes, Drita ka shënuar fitoren e parë historike të ndonjë klubi kosovar në garat evropiane, duke e mundur ekipin Santa Colomo nga Andora me rezultat 2:0.
Golin e parë e ka shënuar Xhevdet Shabani në minutën 99, kur me një gjuajtje nga largësia ka qëlluar këndin e epërm të majtë të portës së ekipit kundërshtar. Në minutën 107 u akordua penalti për Dritën, të cilën e ka realizuar Fidan Gërbeshi, që me gjuajtje të saktë ka dërguar portierin në njërën anë e topin në anën tjetër.