Futboll

Gjilani as hije e ekipit të para një jave

Në njërën ndër paraqitjet më të dobëta sivjet, Gjilani ka pësuar humbjr të thellë nga Prishtina me rezultat 0:3.

Vendasit, që shumë pak kanë treguar në këtë ndeshje, kanë zhgënnjyer tifozët, të cilët në nismë të pjesës së dytë në shenjë pakënaqësie, në fushë hodhën fishekzjarre, shishe e kanaqe.

U mendua se së paku sivjet Gjilani ka ekip për të mundur ekipet e mëdha, ose së paku dukej se ka një mbrojtje shumë stabile, e cila shumë rrallë pëson.

Kjo u demantua që në nismë të ndeshjes, kur në minutën 13 Ergyn Ahmeti (Pri) gjuan nga largësia dhe realizon pasi ‘gardiani’ Donat Kaçiu tregohet i pasigurt, 0-1.

Kur pritej që Gjilani të ngjesh radhët, në minutën 33, Meriton Korenica (Pri) përfiton nga një shërbim i Mario Morinës dhe me qetësi realizon për 0-2.

Gjilani nuk ia doli të organizojë ndonjë sulm të rrezikshëm, kështu që mysafirët që pritën rastin e tyre me urti në minutën 83 ia dolën që të realizojnë nëpërmjet Lorik Boshnjakut (Pri) që realizoi për mrekulli pasi u shërbye nga Basid Khalid dhe rezultati përfundimtar ishte 0-3.

You Might Also Like