Futboll

Gjilani – Ferizaj vendosi gjuajtja nga pika e bardhë

 Gjilani ka shënuar fitore të vlefshme në ballafaqim me Ferizajn, me rezultat të ngushtë 1:0, e cila e mbanë ekipin kuq e bardhë në pozitën e katërt.

Vendasit e nisën mirë dhe që në minutën e 6 dridhen pingulen mysafire pas gjuajtjes së furishme të Nikës.

Mysafirët më pas rregulluan lojën e tyre dhe në minutën 84 rrezikuan nëpërmjet Bërbatovcit, i cili nga një pozitë e mirë gjuajti jashtë. Pak para mbylljes së pjesës së parë, rast të mirë pati Pepa, por gjuajti mbi portë.

Në pjesën e dytë Gjilani ishte më i mirë. Në minutën 6o, Hysa u pengua në brendi të zonës dhe gjyqtari Caka tregoi në pikën e bardhë. i pagabueshëm ishte Nika, që shënoi dhe ky moment doli të jetë ai i duhuri, ngase më gola nuk pati dhe Gjilani fitoi me rezultat 1:0.

You Might Also Like