Futboll

Kika nuk qëndroi në kohën shtesë

Se kush do të jetë në gjysmëfinale në ballafaqimin ndërmjet Kikës dhe Ballkanit është vendosur pas lojës shtesë dhe pas 120 minutave lojë, është ekipi nga Suhareka që është plasuar në gjysmëfinalje, me një gol të shënuar në minutën e 115 nëpërmjet lojtarit Edi Maksutaj.

Lojtarët e Kikës u mbajtën mirë, por jo deri në fund, ngase pak para se të mbyllet ndeshja në kohën shtesë ata kanë pësuar gol.

Kështu deri më tashti në gjysmëfinale janë kualifikuar Feronikli, Vllaznimi, Ballkani dhe gjysmëfinalisti i katërt pritet pas përfundimit të ndeshjes Prishtina – Trepça ’89.

You Might Also Like