Futboll

Shpëtim Duro nuk është më kryetrajner i Dritës

 

Shpëtim Duro nuk është më kryetrajner i Dritës së Gjilanit. Humbja nga Vllaznimi në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Kosovës i ka kushtuar me humbjen e vendit të punës teknikut shqiptar.

Ai menjëherë pas ndeshjes kishte ofruar dorëheqjen, e cila sot është pranuar nga kryesia e klubit dhe tashti Duro dhe Drita kanë ndarë rrugët.

Njoftimi është bërë publik edhe në faqen zyrtare të FC Drita, në të cilën thuhet:

 

Dorehiqet kryetraineri SHPËTIM DURO

Klubi jonë FC DRITA ju njofton që ka dhënë dorëheqje kryetreneri Duro!
Pas një takimi që kishim menjëherë pas ndeshjes së djeshme, me një marrëveshje mes dy palësh është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi!

Pas eliminimit nga kupa e Kosovës, dhe dalja nga objektivi i vetëm i klubit për këtë sezon, z.Duro ka ofruar dorëheqjen, gjë që është pranuar nga klubi bardh e kaltër!

FC DRITA e falënderon profesor Duron për punën profesionale që ka bërë me klubin dhe i dëshiron shumë suksese!

 

You Might Also Like