Veprimet provokatore të kreut të Federatës së Volejbollit të Serbisë, në lidhje me ndeshjen e përcaktuar miqësore të volejbollit në Palle (Republika Serbe), ka ngjallur reagime në Bosnje dhe Sanxhak.
Federata e volejbollit të Serbisë në orarin e përgatitjeve të volejbollisteve ka përcaktuar luajtjen e një ndeshje miqësore në mes Serbisë dhe Azerbajxhanit në Pale të Republikës Serbe. Në lidhje me këtë Presidenti i federatës së Volejbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës Alija Fatiq ashpër ka reaguar ndaj paralajmërimit për luajtjen e një ndeshje miqësore në mes Serbisë dhe Azerbajxhanit në Pale të Republikës Serbe dhe porositi nëse kjo ndodh me të vërtetë, reprezentacioni i B dhe H do të kërkojnë të luaj në Novi Pazar kundër Kosovës apo Turqisë.
“Askush nuk na ka kontaktua, as nuk kemi dhënë ndonjë pëlqim. Unë jam presidenti i Federatës për B dhe H në tërësi dhe do të sillem kështu. Kam bashkëpunim të shkëlqyer me të klubet nga RS, por kjo që tani vjen nga Serbia nuk është një gjë e mirë, deklaroi Fatiq
Ai shtoi se Federata e Volejbollit të B dhe H nuk do të japë pëlqimin, por nëse ndeshja luhet, përgjigja do të përgatitët.
“Nëse kjo ndeshje zhvillohet, ne do të përcaktojmë të luhet një ndeshje në Novi Pazar kundër Republikës se Kosovës apo ndoshta Turqisë. Le të shohim se si do të ndjehet pastaj Zoran Gajiq dhe Federata e Volejbolli të Serbisë, e cila fare nuk na është lajmëruar” porosit Fatiq.
Qytetarët e Novi Pazarit dhe gjithë Sanxhakun këtë lajm e morën me kënaqësi të veçantë, dhe se të tre reprezentacionet janë të dashura dhe të mirëpritura në Novi Pazar dhe në tërë Sanxhakun. Në këtë rast me cilën do reprezentacion që të luaj Bosnja në Novi Pazar, ndeshjet do të jenë miqësore dhe do të jenë të përkrahura në mënyrë vëllazërorë nga tribunat, thonë ata.
Volejbollistet e Serbisë do të jenë në përgatitje në Palle nga 4 deri në 18 korrik dhe kanë përcaktuar ndeshje miqësore kundër Azerbajxhanit.
/Ismet Azizi/