“Është kënaqësi pa dyshim, pasi që fitojmë ndaj një kundërshtari direkt si Llapi që ka shumë cilësi brenda saj. Ekipi Llapit na bëri ndeshjen shumë të vështirë pasi që na krijoi shumë përmes kundërsulmeve. Jam i kënaqur me fitoren e arritur, por ende nuk jemi aty ku duhet me lojën tonë edhe pse jemi në vendin e parë. Jam i pakënaqur me numrin e madh të rasteve që na ka krijuar skuadra kundërshtare”, deklaroi Gentjan Mezani.
Më pas Mezani ka folur edhe për objektivin e klubit këtë sezonë, derisa nuk ka fshehur edhe ambicjet për të dalë kampion.
“Gjilani gjithmonë ka patur një ekip serioz. Sivjet ka bërë investime më të mëdha dhe ka angazhuar shumë lojtarë me eksperiencë. Kjo na detyron që të jemi më të përqendruar dhe të jemi më me tension, pasi që objektivi është i madh dhe ne duhet ta arrijmë këtë objektiv”, përfundoi Mezani.
Gjilani do të jetë vendas sërish edhe në javën e ardhshme, derisa në kuadër të javës së 12-të në shtëpi e pret skuadrën e Trepçës ’89.